Kryeministri Sali Berisha priti sot senatorin italian Luka Volonte,
njëkohësisht President i Grupit të Partisë Popullore Europiane në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e këtij institucioni për kontributin që po japin në vendet arabe, duke ndare eksperiencën në forcimin e demokracisë në këto vende.
Në këtë kuadër, kryeministri Berisha garantoi se edhe Presidenca e ardhshme shqiptare në Këshillin e Evropës, do të vazhdojë kontributin në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe inkurajimin për respektimin e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin për bashkëpunimin politik në realizimin e reformave për integrimin e vendit në Bashkimit Evropian.
Top Channel