Brenda dy ditësh zgjidhet çështja e taksës së referencës që Shqipëria kishte filluar ta aplikonte për disa produkte të Kosovës. Është Republika e Shqipërisë që e ka hequr një masëtë tillë, gjatë ditës së premte.

Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila gjatë së mërkurës kishte kërkuar nga qeveria e Shqipërisë që të hiqej masa e referencësprej 18 euro/cent për pataten, si dhe kuota për eksportin e verës.

Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë ajo pati paralajmëruar se, edhe Kosova do të detyrohej të vendoste çmime reference përprodhimet e Shqipërisë.

“Jemi informuar sot nga Dogana e Kosovës se nga doganat e Shqipërisë kanë marrë informatën që ta kthejnë situatën ashtu siç ka qenë para dy ditësh, gjegjësisht që të hiqet çmimi prej 18 cent për kilogram të patates së importuar nga Kosova”, ka deklaruar Lila.

Sipas ministres, si pasojë e kësaj mase, për një kohë të shkurtër ka pasur ulje të konkurrueshmërisë së patatës së Kosovës në tregun e Shqipërisë.

“Nëse mund të themi a ka shkaktuar kjo ndonjë humbje, gjegjësisht ka pasur ngritje të çmimit, çka do të thotë ulje të konkurrueshmërisë së patates së Kosovës në tregun e Shqipërisë”, ka saktësuar Lila.

Megjithkëtë, ministrja Kusari-Lila ndihet e kënaqur që brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore u tejkalua dhe ky problem.

Top Channel