Halimi: Prokuroria favorizoi Xhuvanin

23/12/2011 00:00

Ministria e Drejtësisë ka përfunduar inspektimin për dosjen e Konstandin
Xhuvanit i dënuar pak javë më parë me dy vjet burg për akuzën e vrasjes
së kryer në kapërcim të kufinjve të mbrojtjes së nevojshme.

Sipas Zyres se Shtypit te Ministrise se Drejtesise, ministri Eduart Halimi ka derguar nje kopje te ketij raporti ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje ne Presidence. Sipas zyres se Shtypit ministri i Drejtesise i kerkon presidentit Bamir Topi,te filloje procedimin disiplinor per prokurorin e ceshtjes dhe kryeprokurorin e Tiranes.

Sipas Halimit ne kete menyre rritet pergjegjshmeria e sistemit duke vene para pergjegjesise dhe ligjit prokuroret dhe gjyqtaret. Nderkohe ministri Halimi i drejtohet edhe kryeprokurores Ina Rama duke i thene se  mbrojtja e jetes dhe denimi i agresoreve eshte detyre kushtetuese dhe se denimi me dy vjet heqje lirie per Konstandin Xhuvanin eshte politike penale e papranueshme.

Top Channel