Efekti i operacionit, Adele e dobësuar

22/12/2011 01:30

Operacioni i shumëpërfolur në fyt i këngëtares britanike Adele u etiketua nga shumë si shpresa më e mirë për shpëtimin e zërit të saj unik.

Por duket se procedura ka pasur edhe disa efekte anësore.

23-vjeçarja postoi në rrjetin “Tuiter” një foto të sajën pas ndërhyrjes, ku dukej shumë më e dobët se zakonisht.

Pamja tregon Adelën me sportivitetin e saj të zakonshëm duke  kryer makiazhin e syve, por fytyra e yllit të skenës dukej shumë më e dobësuar.

Nuk ka dyshim që ajo ka humbur në peshë pas ndërhyrjes pasi ndoshta operacioni ka bërë që të hajë ushqimet e saj të preferuara shumë më me vështirësi apo siklet se zakonisht.

Kështu që edhe nëse efektet për zërin e saj nuk janë parë ende, operacioni ia ka vlejtur të paktën për ta dobësuar.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA