Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanovic, deklaroi se Serbia nuk do të eliminojë strukturat e saj paralele në veri të Kosovës.
Në një intervistë për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”, ai u shpreh se kërkesa për tërheqjen e institucioneve nga veriu ishte “tërësisht e papranueshme” për autoritetet e Beogradit.
”Kërkesa që Serbia të tërheqë institucionet e saj nga veriu i krahinës, të cilat nuk janë paralele, por janë të vetmet institucione të ligjshme, është tërësisht e papranueshme”, u shpreh Bogdanovic.
Sipas tij, diçka e tillë ndalohet në radhë të parë nga kushtetuta, e cila detyron Beogradin që të garantojë të drejtën për kujdes shëndetësor, arsimim, punësim dhe për mbrojtje civile ndaj të gjithë qytetarëve në territorin e Serbisë.
Megjithatë, Bogdanovic shtoi se “qytetarët serbë në veri të Kosovës duhet të heqin dorë nga barrikadat, pasi ato e kanë kryer misionin e tyre dhe tashmë janë të panevojshme”.
Top Channel