Veshjet e mbrëmjes spektakël të TCH

21/12/2011 19:10

Përveç intervistave të personazheve të famshëm, figurave të njohura të fushës së artit dhe gazetarisë, të ftuarit në hollin e “TOB” i priste edhe gazetarja e emisionit të “Pasdites”, Gerta Gixhari, me një interes të përqendruar eksluzivisht vetëm tek paraqitja.

Në ftesë thuhej se do ishte një natë gala, për diplomatët e huaj ftesa ishte në anglisht. Kishte shumë diskutime se si duhet të ishte veshja ceremoniale.

Nga ata që përkujdesen për imazhin në “Top Channel” u kërkua që ata që do të niseshin në skenë, vajzat dhe gratë të kishin fustane të gjata, ndërsa meshkujt kostume me kollare.

Por, ndërkohë, tek të ftuarit kishte edhe përzgjedhje të tjera, siç vërtetoi edhe klipi i transmetuar në emisionin e “Pasdites”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA