Pasioni i Celine Dion, këpucët

21/12/2011 11:45

Celine Dion ka pranuar se vuan nga një varësi shumë e çuditshme: ajo ndaj këpucëve. Këngëtarja ka zbuluar se ka 3000 palë këpucë në shtëpinë e saj.

“I kam pasion këpucët ose më mirë të them ves. Kam 3000 palë në shtëpi, por nuk pendohem sepse është i vetmi ves që kam dhe nuk është i dëmshëm. Ka njerëz që janë të varur nga droga, unë jam e varur nga këpucët”, shprehet Dion për ‘Vanity Fair’.

Këngëtarja ka shtuar se ndihet shumë e lumtur që ka mundësinë të blejë modelet më të shtrenjta të këpucëve dhe t’i koleksionojë në vilën e saj në Florida, ku jeton me bashkëshortin Rene Angelil dhe fëmijët Rene-Charles (10 vjeç) e binjakët Eddy e Nelson (13 muajsh).

Një jetë që nuk i ngjan aspak asaj që Celine bënte në Quebec të Kanadasë. Familja e saj përbëhej nga prindërit dhe 14 vëllezër e motra më të mëdha se ajo.

“Ishim një familje e madhe dhe kemi pasur shumë dashuri. Nuk ishim të varfër, por edhe para mënjanë nuk kishim. Gjithsesi, na mjaftonte daashuria dhe ngrohtësia familjare”, thekson Celine Dion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA