Christian Bale i padëshiruar në Kinë

21/12/2011 16:00

Christian Bale është person i padëshiruar në Kinë. Ky është vendimi i autoriteteve kineze, për aktorin uellsian si kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së tij për të patur një takim me një disident gjatë disa ditëve që qendroi në vendin e madh aziatik.

Bale, i njohur për interpretimin e tij në filmin “Batman”, tentoi bashkë me një trupë xhirimi të televizionit amerikan CNN të vizitonte disidentin e verbër kinez, Chen Guangchen,i cili mbahet nën arrest shtëpiak bashkë me familjen e tij, edhe pse ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë të ngritur zyrtarisht.

Gjithcka ka ndodhur javën e kaluar kur aktori, bashkë me trupën e xhirimit të CNN udhëtuan në provincën lindore të Shandong për të kryer një takim dhe intervistë me disidentin e verbër kinez. Por sapo iu afruan banesës, ata u ndalën nga agjentë të sigurimit, të cilët i kanë shoqëruar më pas drejt stacionit të policisë, duke u shpjeguar se pse nuk lejohet vizita në shtëpinë e Chen Guanchen.

Chen Guanchen, mbahet nën arrest shtëpiak bashkë me familjen e tij prej disa vjetësh. As disidenti, dhe as ndonjë pjesëtar tjetër i familjes nuk lejohet të dalin jashtë banesës, ashtu sikundër askush nga jashtë nuk lejohet të vizitojë shtëpinë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA