Një profesor i Universitetit të Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hequr nga puna pasi nuk ka futur në një provim aktorin James Franco duke e ngelur kështu në lëndën përkatëse të Arteve të Bukura.
Sipas ‘New York Post’, Jose Angel Santana i ka vënë notën “D” Francos sepse protagonisti i filmave ‘27 Hours’ dhe ‘Milk’ nuk kishte frekuentuar lëndën e tij.
“Franco reagoi shumë keq kur i thashë që nuk futej në provim dhe filloi të tallej në auditor me mua. Më pas më hoqën nga puna. Për këtë kam denoncuar Universitetin në Gjykatën e Manhatanit”, tha profesori 58-vjeçar.
“Kolegët e mi i vënë nota të kënaqshme James Francos edhe pse ai nuk studion fare. Më duket se prezenca e aktorit është një reklamë e mirë për Universitetin dhe prandaj trajtohet ndryshe nga studentët e tjerë”, shtoi Santana.
Top Channel