Daniel Craig mendon se mund të përballojë fizikisht edhe për vitet e ardhshme interpretimin e spiunit britanik më të famshëm të të gjitha kohërave, James Bond.
Aktori britanik po negocion me producentin Michael Wilson për të qenë pjesë e pesë filmave të ardhshëm të agjentit 007.
“Jam i kënaqur me punën e Craig dhe do të më pëlqente që ai të kalojë Roger Moore me 8 filma”, theksoi Wilson duke iu referuar rekordit të aktorit londinez 84-vjeçar në vitet 1973 deri në 1985.
Craig, i cili gjithmonë ka qenë i pasionuar pas kinematografisë së pavarur europiane dhe shumë pak i dhënë pas Hollywood-it, do të siguronte një kontratë të majme nëse do të arrihet një marrëveshje.
Ishte pikërisht interpretimi në ‘Casino Royale’ që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare pas shumë vitesh në role dytësore dhe me famë vetëm në vendlindje.
Vitin e ardhshëm pritet të shfaqet filmi më i ri i agjentit 007 me titull ‘Skyfall’.
Top Channel