Michael Jackson është një ndër ata personazhe i cili po fiton më shumë prej kohës kur u shua. Në një ankand të fundit, orenditë e shtëpisë në të cilën u shua mbreti i muzikës pop janë vlerësuar në ankand rreth 1 milonë dollarë.
Vetëm 1 muaj pas dënimit të mjekut personal të Jackson i cili u shpall fajtor për vdekjen e këngëtarit, koleksioni me rreth 500 objekte që gjendeshin në brendi të shtëpisë së tij janë vlerësuar me 1 milionë dollarë, orendi të cilat këngëtari i kishte në përdorim ndërkohë që po përgatitej për turneun e tij rikthyes.
Ndër objektet më të vlerësuara ishte një suitë gjumi e stilit viktorian e cila u shit në ankand për 25.075 dollarë. Në këtë set përfshihej edhe pasqyra e famshme e cila gjendet në videoklipin që shënoi një pikë kthese në historinë e muzikës, “Thriller”-in e famshëm.
Një orë e shekullit të 18-të, orë franceze është shitur gjithashtu jo pak, për plot 9.375 dollarë. Ndërsa shtrati në të cilin u gjet pa jetë, në nisje ishte një ndër objektet që do të shiteshin në ankand, por familja vendosi që të mos ishte kështu dhe ai tanimë ruhet si një objekt i çmuar nga familjarët e legjendës së muzikës, Michael Jackson.
Top Channel