Jennifer Lawrence flet për stresin që përjetoi pas lindjes së fëmijës së dytë: Sa herë që flinte mendoja se kishte vdekur
Nicole Scherzinger ka theksuar se ka mësuar të qetësohet, të ulë ritmin dhe mbi të gjitha të kërkojë më pak nga vetja.
Këngëtarja, ish e dashura e pilotit të Formulës 1 Lewis Hamilton, ka vendosur të mos shkojë më edhe aq shpesh nëpër festa dhe nuk e kthen më shtëpinë e saj në një “klub nate”.
“Nuk ftoj shumë njerëz siç bëja më parë, festat që organizoj në shtëpi tashmë i kam më të qeta dhe më private”, u shpreh Scherzinger për revistën ‘Look’.
Gjithashtu ajo shton se nuk është më edhe aq strikte për paraqitjen e saj.
“Kam filluar të dal në publik me flokë të lëshuara dhe me shumë pak rregullim. Bëj edhe një “çmenduri” tjetër: ha pica duke parë filma. Kam mësuar të vlerësohem si femër dhe të mos jem shumë e ashpër me veten”, tha Scherzinger.
Top Channel