Një 33-vjetor në familje ka qenë ky për aktoren Katie Holmes e cila është fokusuar me një imazh tepër të hijshëm teksa ka dalë për të darkuar me bashkëshortin e saj Tom Cruise dhe vajzën Suri.
Veshja e saj është komentuar jo pak, herë për imazhin e hijshëm dhe herë të tjera për një imazh aspak të kuruar. E veshur bardh e zi, Katie Holmes duket se e ka shijuar plotësisht festën e ditëlindjes së saj të 33-të dhe është fokusuar tepër e lumtur, e rrethuar me vëmendjen e bashkëshortit të saj dhe një darke familjare në Nju Jork.
Çiftit të famshëm të aktorëve dhe vajzës së tyre 5-vjeçare i janë bashkuar edhe prindërit e aktores, duke e shndërruar këtë në një takim tepër special.
Komentet nuk kanë munguar edhe këtë herë për veshjen e saj, e në disa media shkruhet se kjo veshje e aktores është pakëz e pazakontë për një të famshme të Hollywood-it e cila ndërkaq ka lançuar edhe një linjë të sajë të modës “Holmes Yang”.
E vetmja që nuk ka qenë në një moment të mirë duket të jetë 5-vjeçarja Suri e cila shfaqet e bezdisur në këto imazhe dhe qetësinë e gjen tek i ati, aktori Cruise.
Top Channel