Alarm në Athinë/ Pas shpërthimit të parë, gjendet një tjetër çantë e dyshimtë në Pire, “blindohet” e gjithë zona
Në komunën Saraj të Shkupit, sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale për kreun e kësaj komune, informoi të dielën “Telegrafi”.
Në garë janë dy kandidatë: Bekim Murati nga BDI dhe Xhevdet Fejzullahu nga PDSH-ja. Të drejtë vote kanë rreth 29 mijë votues në 34 qendra votimi.
Zgjedhjet mbahen një vit para atyre të rregullta, pasi kreu i deritanishëm i kësaj komune, Blerim Bexheti, u zgjodh Ministër i Drejtësisë.
Edhe pse mandati i kreut të ri të Sarajit do të jetë vetëm një vit, për shkak të zgjedhjeve të rregullta lokale në vitin 2013, kandidatët në platformat e tyre zgjedhore si premtim parimor kanë vënë përmirësimin e infrastrukturës, duke mos anashkaluar edhe zhvillimin lokal dhe sferën e arsimit.
Top Channel