Pesë milionë euro është borxhi i qeverisë ndaj mësimdhënësve kosovarë, informoi të dielën “Zëri”. Janë rreth 28 mijë mësimdhënësit që nuk kanë marrë rritjen e pagës së realizuar më parë gjatë vitit.

Shifrën që qeveria i detyrohet mësuesve në të gjithë vendin e konfirmoi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK). Nënkryetari i Sindikatës, Rashit Maliqi, ka theksuar se SBASHK-u është i vendosur që të presë deri të hënën dhe nëse nuk merr përgjigje konkrete se do të paguhen pagat, do të mbahet një mbledhje e bordit për të vendosur rreth qëndrimit të sindikatës, e cila mund të vendosë të shpallë grevë të përgjithshme.

Ragip Gjoshi, këshilltar i Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ta se qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit “ka bërë shumë për të kthyer dinjitetin e mësimdhënësve dhe këtë e ka dëshmuar me rritjen e vazhdueshme të ardhurave të tyre personale”.

Ai ka apeluar për mirëkuptim, pasi sado që “MASHT dhe kjo qeveri është e përkushtuar të kryejë çdo obligim ndaj mësimdhënësve, realiteti ekonomik i detyron institucionet që të kenë nevojë për pak kohë deri në përmbyshjen e të gjithë detyrimeve”.

Top Channel