Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader, në proces gjyqësor nën akuzat e korrupsionit dhe abuzimit me anë të detyrës, është liruar pasi ka paguar një garanci financiare prej 2.1 milionë dollarësh.

Sipas raportimeve të “REL”, në këmbim Sanader duhet të qendrojë në Zagreb dhe të dorëzojë pasaportën e tij tek autoritetet, për të shmangur një arratisje të mundshme.

Sanader akuzohet për korrupsion, abuzim me anë të detyrës dhe marrje ryshfeti për një marrëveshje milionadollarëshe me një kompani austriake dhe një tjetër hungareze.

Për t’i shpëtuar gjykimit të kësaj cështjeje, ai u arratis në fillim të vitit nga Kroacia, por u arrestua pak kohë më vonë në Austri, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Lirimi i ish-kryeministrit vjen disa ditë pasi prokurorët kroatë njoftuan ngritjen e akuzave të reja, këtë herë jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj anëtarëve të partisë së tij konservatore.

Sanader dhe anëtarët e Partisë së Bashkimit Demokratik akuzohen se kanë vjedhur paratë e shtetit për t’i përdorur më pas për interesa personale.

Sipas prokurorëve, deputetët dyshohen se kanë përvetësuar rreth 5.5 milionë dollarë, nga të cilët 3 milionë kanë përfunduar në duart e ish-kryeministrit.

Aferat korruptive në radhët e qeverisë u bënë shkak që në Kroaci të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga të cilat partia e Sanader doli e humbur.

Procesi elektoral u fitua nga koalicioni i majtë, i cili pas numërimit të 70 për qind të votave kishte siguruar 78 vende nga 151 që ka gjithësej Parlamenti kroat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA