Zjarri përfshiu banesën në Prizren, humb jetën fëmija 1-vjeçar nga asfiksimi, shpëtojnë tre të tjerë
Kryeministri Hashim Thaçi po shkruan një libër autobiografik dhe kështu
do t’u bashkohet politikanëve që tregojnë se si rrodhën ngjarjet në të
cilat ata u përfshinë.
Këtë e ka thënë gjatë një interviste për “Express”, vetë Thaci, bën të ditur Kosovatimes. Duke qenë pjesë e shumë zhvillimeve nëpër të cilat kaloi vendi, Hashim Thaçi ka se çfarë të shkruajë e të tregojë.
Kryeministri e ka vlerësuar si shumë të suksesshëm vitin 2011 për integrimet evropiane të Kosovës, duke thënë se mediat duhet ta dallojnë vendimin nga zbatimi.
I pari i PDK-së e ka vlerësuar qeverisjen e Prishtinës nga ish-partnerja e tij qeveritare LDK-ja, si më të keqen në Evropë.
Kryeministri ka thënë se do të goditen ata që ia kanë bërë vetes rrogat nga 8 mijë euro, derisa nuk ka dhënë afate se kur institucionet evropiane do të nisin zbatimin e vendimeve për çështjet që lidhen me Kosovën.
Top Channel