Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të hënën, më 19
dhjetor, në Kosovë. Lajmin e bën të ditur  Radio Evropa e Lirë, pas
konfirmimit të marrë nga Zyra për informim e Ambasadës Gjermane në
Prishtinë.

Zëdhënësja e Ambasadës, Sara Bonau, tha se “fokusi kryesor do të jetë vizita e planifikuar tek ushtarët gjermanë, por gjatë qëndrimit të saj njëditor Merkel do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët kosovarë”.

Në fund të muajit gusht, Merkel kishte qëndruar në Beograd, ku kishte theksuar rëndësinë për rezultate të prekshme nga dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

“Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA