Law: Aktori është njësoj si detektivi

16/12/2011 16:30

Jude Law është shprehur se “të jesh aktor është njësoj si të jesh një detektiv”.

Aktori britanik ka arritur në këtë përfundim pasi ka interpretuar asistentin Watson në dy filmat “Sherlock Holmes”, ndërsa protagonisti kryesor interpretohet nga Robert Downey Junior.

Law i krahason këto dy profesione sepse kanë të përbashkët pjesën kreative.

“Aktrimi është si të bësh punën e detektivit Sherlock Holmes. Duhet kreativitet dhe imagjinatë dhe kjo është e bukura e kësaj. Nuk mërzitesh kurrë”, u shpreh Laë për ‘Contactmusic’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA