Shumë shtetas shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke mund të
përfitojnë nga masat radikale për reduktimin e mbipopullimit të burgjeve
që përmban amendamenti i ri i Ministrisë greke të Drejtësisë,i cili
përfshihet ne një projekt-ligj për të luftuar ksenofobinë dhe racizmin.

Sot ne burgjet greke qe kane kapacitet per 9700 vete, vuajne denimet 12200 te burgosur, 5200 greke dhe 7000 te huaj.Prej tyre 3500 jane shtetas shqiptare. Sipas ketij amendamenti mund te lirohen nga burgjet te denuarit deri ne dhjete vjet heqje lirie, si dhe te burgosurit e mitur te cilet vuajne denime te vogla,ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

Konkretisht lirohen ata te burgosur që gjate miratimit te ligjit kane kryer nje te dhjeten e denimit, pasi jane denuar me 3 vjet heqje lirie, nje te pesten, pasi jane denuar me pese vjet burgim dhe nje te treten e mases se burgimit, kur denimi i tyre eshte deri ne dhjete vjet.

Te pakten 4400 persona,shumica e tyre shqiptare,qe vuajne denime per trafikim lendesh narkotike ne sasi te vogla apo vjedhje, vleresohet se mund te perfitojne nga amendamenti, qe vendos si kusht se nese personat e liruar brenda tre vitesh kryejne vepra te reja penale, do t’u shtohet ne denim, koha qe ju eshte falur.

Sipas Ministrise greke te Drejtesise filozofia e legjislacionit te ri eshte qe te lirohen ata te burgosur qe konsiderohen se nuk jane te rrezikshem per shoqerine si edhe ata qe kane kryer nje pjese te denimit dhe nuk mund te shlyejne financiarisht pjesen tjeter. Nga projektligji i ri perjashtohen te gjithe personat qe jane denuar per terrorizem,evazion fiskal dhe shperdorim te pasurise shteterore. Amendamenti parashikohet te zbatohet vetem nje here, ne menyre qe te ulet sa me shume mbipopullimi i burgjeve greke qe mbajne gati 30% me shume te burgosur se kapacitetit i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA