Drogba e Lampard mendojnë largimin

16/12/2011 15:55

Didier Drogba kërkon largimin nga Çelsi. Sulmuesi afrikan nuk e ka pritur mirë refuzimin e drejtuesve të klubit londinez për rinovimin e kontratës edhe për 2 vjet të tjerë.

Mësohet se blutë e Londrës janë gati t’i japin atij një kontratë vetëm për një vit me një pagë prej 125 mijë paund në javë.

Kjo ka bërë që ai të mendojë për një transferim të mundshëm drejt kampionatit kinez të futbollit. Ditët e fundit në drejtim të sulmuesit 33-vjecar ka ardhur një ofertë nga Dalian Aerbin për një kontratë 2-vjecare me pagë prej 200 mijë paund në javë.

Por Drogba nuk është i vetmi që e ka në dyshim të ardhmen e tij në Stamford Bridge.  Edhe Frenk Lampard nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij te Çelsi. Mesfushori anglez nuk është i kënaqur me trajtimin që po merr nga trajneri Vilas Boas kohët e fundit duke qenë se në disa prej ndeshjeve të Çelsit ai nuk ka qenë në formacionin bazë.

Për Lampard, kontrata e të cilit me Çelsin skadon në 2013, është folur shumë për një interes nga ana e Los Angeles Galaxy si dhe Reali i Madridit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA