Me ritme të pandalshme vazhdon “hemoragjia” e depozitave të qytetarëve në bankat e Greqisë.

Sipas statistikave të fundit vetëm brenda muajit tetor të këtij viti, depozitat bankare kanë pësuar një rënie prej 4% ose  6,8 miliard euro dhe shuma e përgjithshme e parave të depozituara në të gjitha institucionet bankare të Greqisë ka shkuarnë 176,4 miliard euro, nga 210 miliard euro që ndodheshin në janar të këtij viti.

Shkak për këtë fenomen analistët konsiderojnë klimën tepër negative të krijuar në vend me skenarët e falimentimit dhe kthimit të Greqisë në monedhën vendase dhrahmi, e cila do të pësonte një zhvlerësim të madh dhe si rrjedhim, një depozitues do të humbiste gati 60% të vlerës së parave të tij.

Megjithëse normat e interesit janë rritur në maksimum dhe produktet bankare janë më joshëse se kurrë, grekët preferojnë të cojnë paratë e tyre në bankat e huaja. Vetëm në 18 muajt e fundit llogaritet se 500.000 grekë kanë cuar depozitat e tyre në bankat e Zvicrës, Qipros dhe Francës.

Gjithashtu qytetarët janë të trembur edhe nga publikimet e shumta të shtypit sipas të cilave qeveria mund të rrisë taksën mbi fitimin nga norma e interesit të depozitave, nga 10% që është sot mbi shumën e përfituar, në 15 deri në 45%.

Vetëbankat vendase e kanë të pamundur të ndalin këtë hemoragji, ndërsa përpiqen të përfitojne sa më shumë nga programi i reduktimit të borxhit vendas, përderisa disponojnë sasi të medha të bondeve greke të thesarit .

As garancitë që jep shpeshherë ministri grek i Financave, Evangjelos Venizellos, për siguritë e depozitave deri në 100.000 euro për person, nuk mund të përmbajnë greket të tërheqin madje edhe shuma të vogla nga bankat, duke deklaruar se një shtet gati i falimentuar, nuk është në gjendje të garantojë depozitat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA