Një prej miqve më të mirë të Steve Jobs dhe partner në bizneset e tij u shpreh se vetbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit.
Avie Tavanien u shpreh se Jobs u frymëzua gjatë të gjithë jetës nga një filozofi që e bënte të besonte tek e pamundura, por sipas tij, ai gaboi kur aplikoi të njëjtën mënyrë si në shpikjet e tij madhore edhe për të luftuar sëmundjen vdekjeprurëse.
Në vend të kimeoterapisë dhe formave të tjera tradicionale, të cilat në fazën e hershme kur Jobs zbuloi sëmundjen premtonin shumë për një shërim të plotë, Steve zgjodhi për shumë kohë një dietë bimore, e cila nuk dha asnjë efekt, ndërsa tumori përparonte.
“Mendoj se Steve ishte një njeri shumë i ndryshëm nga të gjithë dhe kur mësoi se ishte i sëmurë, ai ishte shumë i kënaqur që të trajtonte sëmundjen me mënyra të tjera, krejtësisht jo-konvencionale”.
Jobs, bashkëthemelues i “Apple” dhe babai i “iPhone”, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në datën 5 tetor, pas një beteje 8-vjeçare kundër tumorit të pankreasit. Ai vuante nga një formë e kancerit e quajtur insulinoma, i cili ndryshe nga lloje të tjerë tumorësh të pankreasit, është i kurueshëm dhe mund të trajtohet me kirurgji.
Top Channel