Teksa serbët e veriut vendosin barrikada nëpër rrugë, bashkëkombasit e tyre në Kllokot dhe Gjilan jetojnë në dy shtete, Kosovë dhe Serbi.
Vetëm një metër në këtë zonë të Kllokotit, komunë e dale nga pakoja e Ahtisarit, e ndan qeverinë e Serbisë me atë të Kosovës. Mbase duket e pabesueshme por, kjo është e vërtetë.
Disa punonjës punojnë në ndërtimin e një qendre të cultures, projekt i financuar nga qeveria e Serbisë ndërkohë që një rrugë pranë saj po ndërtohet me para të qeverisë së Kosovës. Në të dyja krahët, serbëve të Kosovës kjo situate po ju shërben më së miri.
Kërkesat e tyre të vetme tashmë janë shtimi i vendeve të punës dhe jo mungesa e lirisë së lëvizjes si dikur.
“Mbase për ata kjo situate është e mirë. Por këtu tek ne është një situatë krejt tjetër. Kjo për shkak se ne këtu kemi vende pune ndërkohë serbët e veriut kanë vetëm barrikada dhe më thoni a jetohet ashtu?! Mbase për ta kështu është mire por, për ne jo. Për ne është mirë këtu ku jemi”, thotë Nenad Stojkovic, banor i Kllokotit.
Shumë nga këta serbë çojnë porosi për serbët e veriut dhe politiken si në Prishtinë ashtue dhe Beograd.
“Për veriun kam një porosi: të qetësohet situata, të jetojmë se bashku, të shkojmë bashke ashtu sic kemi shkuar dikur. Në rast se ekzistojnë kufijtë të pajisen me dokumentacione, pasi ato nevojiten. Për ne që jetojmë këtu është e nevojshme të kemi dokumentet e të dyja shteteve, të Serbisë edhe të Kosovës”, shprehet Radomir Kojic, banor i Kllokotit.
Për disa nga serbët barrikadat dhe zhvillimet në veri iu ndihmojnë në përmirësimin e situatës edhe me tej, pasi siç thonë ata dikush duhet të ngreje zërin për të gjithë.
“Situata e sigurisë është e vështirë në Mitrovicën e Veriut. Tani atje është shtuar edhe një krizë e re. Porosia jonë për Serbinë është që në rast se e jep veriun e Kosovës të na jape edhe ne tëgjithëve që jetojmë në Kosovë, kështu do të shpërngulemi të gjithë”, deklaron një tjetër banor i Kllokotit.
Mbase shembulli i Kllokotit dhe jo vetëm, duhet të shërbejë edhe për qytetarët serë të Mitrovicës të cilët nga përfundimi i luftës, mbeten të vetëizoluar.
Top Channel