Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Më shumë se një vit pas arrestimit nga policia në vendin e tij të punes, gjykatësi i “Eulexit”, Gianfranco Gallo, hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.
Në këtë mënyrë nuk është konfirmuar aktakuza e ngritur nga prokurori vendas Nazmi Mustafi. Veprat penale, si keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe mashtrim, për të cilat prokurori kishte akuzuar Rexhepin, gjykata nuk ka mundur t’i vertetojë dot.
Në arsyetimin e gjykatës, të riformuluar nga zyra e shtypit e “Eulex”-it, thuhet se “Arsyetimi për hedhjen poshte të disa pikave të akuzës u bazua në faktin se megjithëse ish-guvernatori i kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka mundur të kryhet keqpërdorimi i pozitës zyrtare. Për pikat tjera, gjykatësi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat tjera penale të përmendura në aktakuzë”.
Aktakuza është konfirmuar kundër Ibish Mazrekut, i cili në cilësinë personit zyrtar si Drejtor i Drejtorisë për Mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke përfituar 36 mijë euro nga kompania e sigurimeve “Dardania”.
Aventura e ish-guvernatorit te Bankes Qendrore te Kosoves me drejtesine zgjati 15 muaj. Ai u arrestua ne korrik te vitit 2010 nga policia e Kosoves, e cila para se ta nxirrte ne pranga, kishte kontrolluar ne menyre te detajuar zyren e tij te punes.
Dy muaj më vonë, Kuvendi i Kosovës e shkarkoi Rexhepin nga posti i guvernatorit te Bankes Qendrore. Hashim Rexhepi akuzohej për 5 vepra penale te keqperdorimit te detyres zyrtare, ushtrimit te ndikimit dhe te mashtrimit. Ai dyshohej se kishte ndikuar ne agjencine e sigurimeve te Kosoves ne blerjen e nje softëeri administrativ ne vlere 45 mije euro nga nje kompani e teknologjise se informacionit, pronar i se ciles ishte djali i tij.
Në bazë të aktakuzës Hashim Rexhepi kishte shfyrtëzuar pozitën e tij edhe për te siguruar nje sponsorisim nga nje insittucion financiar ne vleren prej 30 mije eurosh per klubin e basketbollit Prishtina. Këto dhe të tjera akuza u mohuan vazhdimisht nga ish guvernatori kosovar, madje në një momentai e quajti procesin gjyqësor tragjiko-komik.
Top Channel