Më shumë se një vit pas arrestimit nga policia në vendin e tij të punes, gjykatësi i “Eulexit”, Gianfranco Gallo, hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Në këtë mënyrë nuk është konfirmuar aktakuza e ngritur nga prokurori vendas Nazmi Mustafi. Veprat penale, si keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe mashtrim, për të cilat prokurori kishte akuzuar Rexhepin, gjykata nuk ka mundur t’i vertetojë dot.

Në arsyetimin e gjykatës, të riformuluar nga zyra e shtypit e “Eulex”-it, thuhet se “Arsyetimi për hedhjen poshte të disa pikave të akuzës u bazua në faktin se megjithëse ish-guvernatori i kishte ndërmarrë disa veprime jo të duhura, puna e tij nuk ishte e lidhur me shfrytëzimin e pushtetit apo autoritetit zyrtar, prandaj nuk ka mundur të kryhet keqpërdorimi i pozitës zyrtare.  Për pikat tjera, gjykatësi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat tjera penale të përmendura në aktakuzë”.

Aktakuza është konfirmuar kundër Ibish Mazrekut, i cili në cilësinë personit zyrtar si Drejtor i Drejtorisë për Mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit (Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke përfituar 36 mijë euro nga kompania e sigurimeve “Dardania”.

Aventura e ish-guvernatorit te Bankes Qendrore te Kosoves me drejtesine zgjati 15 muaj. Ai u arrestua ne korrik te vitit 2010 nga policia e Kosoves, e cila para se ta nxirrte ne pranga, kishte kontrolluar ne menyre te detajuar zyren e tij te punes.

Dy muaj më vonë, Kuvendi i Kosovës e shkarkoi Rexhepin nga posti i guvernatorit te Bankes Qendrore. Hashim Rexhepi akuzohej për 5 vepra penale te keqperdorimit te detyres zyrtare, ushtrimit te ndikimit dhe te mashtrimit. Ai dyshohej se kishte ndikuar ne agjencine e sigurimeve te Kosoves ne blerjen e nje softëeri administrativ ne vlere 45 mije euro nga nje kompani e teknologjise se informacionit, pronar i se ciles ishte djali i tij.

Në bazë të aktakuzës Hashim Rexhepi kishte shfyrtëzuar pozitën e tij edhe për te siguruar nje sponsorisim nga nje insittucion financiar ne vleren prej 30 mije eurosh per klubin e basketbollit Prishtina. Këto dhe të tjera akuza u mohuan vazhdimisht nga ish guvernatori kosovar, madje në një momentai e quajti procesin gjyqësor tragjiko-komik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA