“Mandati i fundit” është titulluar fushata më e re e Lëvizjes Vetëvendosje e zhvilluar në 15 qytete të ndryshme të Kosovës, me të cilat qeverisen prej subjekteve tjera politike.

Përmes fotografive të ndryshme, Vetëvendosje ka paraqitur problemet e shumta që ekzistojnë nëpër shumicën e komunave të Kosovës, dhe premtimeve të pambajtura nga ana e kryetarëve të tyre.

Por, gjatë kohës kur Vetëvendosje mbante këto aktivitete, ky subjekt politik nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për disa incidente që janë shkaktuar në disa qytete. Në Drenas, Rahovec, Vushtrri, Dardanë dhe Klinë, sipas kësaj Lëvizjeje gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve në disa komuna ka pasur raste të presionit, fyerjeve dhe kërcënimeve serioze ngazyrtarët e komunave, strukturave formale e informale të pushtetit dhe nga zyrtarë të policisë.

Në Drenas, sipas Vetëvendosjes, pushtetarët e kësaj komune organizuan disa persona për ta ndërprerë ekspozitën, ku njëri nga ta është vëllai i truprojës së Hashim Thaçit, Bashkim Demi.

Sipas Vetëvendosjes është sulmuar në mënyrë brutale kryetari i Qendrës së kësaj Lëvizjeje në këtë komunë, duke demoluar edhe fotografitë.

Po ashtu, Vetëvendosje, përmes komunikatës për media, shkruan se aktiviteti i anëtarëve të saj është penguar edhe në Rahovec, ndërsa në Vushtrri kanë qenë “disa policë që kanë shkuar pranë ekzpozitës dhe ua kanë marrë letërnjoftimet aktivistëve në mënyrë që të pengojnë zhvillimin e këtij aktiviteti”, ndonëse paraprakisht janë informuar organet komunale dhe policia.

Top Channel