Monument për tragjedinë e Otrantos

14/12/2011 23:42

Tashmë është bërë fakt i kryer. Gjatë mbrëmjes së të martës, një pjesë e anijes shqiptare “Kateri i Radës” është transportuar në një platformë betoni në një shesh të qytetit të Otrantos.

Tanimë pjesa e sipërme e anijes, e cila u mbyt në vitin 1997 në Kanalin e Otrantos e goditur nga një korvetë e marinës ushtarake italiane duke marrë me vete jetën e 108 shqiptarëve, do të kthehet në një monument në kujtim të emigrantëve, të të gjithë atyre që kanë humbur jetën gjatë udhëtimit për një jetë më të mirë.

Vepra, me një kosto prej 150 mijë eurosh dhe që do të ketë nevojë për mirëmbajtje vjetore, i është besuar skulptorit grek Costas Varotsos dhe do të inaugurohet në fund të dhjetorit.

C’ka kishte mbetur nga anija fatkeqe është dërgjur për vite me radhë në një cep të portit të Brindisit, mes indiferencës së përgjithshme.

Gjykata pati vendosur shkatërrimin nëse qeveria shqiptare nuk do të aktivizohej për ta tërhequr. E kur nga ana tjetër e Adritikut për vite me radhë mbeti vetëm heshtje, vetëm falë angazhimit të disa subjekteve shqiptare e italiane, u arrit që të evitohej harrimi i plotë i saj.

Fotografitë, janë botuar nga gazeta on line Shqiptariiitalisë. Janë realizuar nga artistët Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj të vetmit shqiptarë në grupin e tetë artistëve nga Mesdheu që marrin pjesë në aktivitetet e tjera të organizuara me rastin e Ditës së Migrimit në Otranto.

Artistja Arta Ngucaj, thellësisht e prekur kur ka parë “Katerin e Radës” të ndarë në dysh, po përpiqet të bëjë ç’është e mundur që qoftë edhe një pjesë e anijes të kthehet andej nga u nis në atë të premte të zezë fundmarsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA