Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë të mërkurën një operacion të gjerë kundër krimit të organizuar, duke arrestuar 50 persona, mes të cilëve 15 policë.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “INA”, agjentët e policisë ishin përfshirë në organizimin dhe trukimin e aksidenteve rrugore dhe tërheqjen e dëmshpërblimeve nga agjencitë e sigurimeve.

Sipas burimeve, operacioni i koordinuar nga Ministria e Brendshme është shtrirë në disa qytete të vendit, për shkak të veprimtarisë së zgjeruar të grupit kriminal.

Aksioni i sotëm vjen pas atij të kryer disa javë më parë, ku u arrestuan 85 punonjës të pikave të pagesës në autostrada, të cilët dyshohen gjithashtu për krime të këtij lloji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA