Zoran Milanovic, lideri i koalicionit të qendrës së djathtë në Kroaci, e cila fitoi mazhorancën në zgjedhjet e mbajtura së fundmi në këtë vend, nisi punën për formimin e qeverisë së re.

Në qendër të programit të qeverisë së djathtë pritet të jenë reformat ekonomike dhe financiare për të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë që e ka goditur, influancuar ndjeshëm nga kriza financiare globale.

“E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është të vendosim rregull tek financat publike dhe të sigurojmë që vendi të rinisë rritjen ekonomike”, ishte deklarata e parë e Zoran Milanovic pas emërimit për formimin e qeverisë së re.

Milanovic do të zëvendësojë në postin e kryeministrit të Kroacisë, kryeministren në largim, Jadranka Kosor, qeveria e së cilës, edhe pse nënshkroi vetëm para pak ditësh për anëtarësimin në Bashkimin Europian, nuk mundi të bindë kroatët për një tjetër mandat.

Megjithatë, administrata e Kosor do të mbahet mend nga qytetarët kroatë për luftën ndaj korrupsionit dhe burgosjes së disa figurave të larta të politikës vendase, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Ivo Sanader.

Top Channel