Kapelja ikonike që e transformoi Charlie Chaplin në “The Tramp”, një nga karakteret legjendare të kinematografisë është shitur në një ankand në Nju Jork për plot 18.750 dollarë.
Chaplin e ka mbajtur për herë të parë kapelen në vitin 1914 në filmin “Kid Auto Races at Venice” dhe së bashku me mustaqet e tij dhe pantallonat prej fëmije, ai u shndërrua në aktorin më të famshëm në historinë e kinemasë pa zë.
Oferta për kapelen e tij ka qenë reativisht modeste me një çmim fillestar prej 15 mijë dollarësh e deri në përfundim të ankandit një blerës i cili preferoi të mbetej anonim, vendosi të paguante për kapelen rreth 19 mijë dollarë.
Kapelja u shit në një ankand të rezervuar për librat dhe dorëshkrimet dhe organizatorët e tij kanë pohuar se në fakt nuk është diçka e pazakontë pasi ky është një sektor i cili ka të bëjë me objektet historike ndaj, siç është edhe kjo kapele e Charlie Chaplin.
Në nisje të ankandit, ofertat ishin tepër modeste, por në përfundim organizatorët thanë se gjithçka shkoi sipas parashikimeve.
Një letër e shkruar nga Albert Einstein mikut të tij David Rothman në vitin 1944, u shit shumë më tepër nga sa qe parashikuar, 104.500 dollarë. Më heret kjo letër ishte çmuar nga 60.000 – 80.000 dollarë.
Top Channel