Në shoqërinë e miqve, dashamirësve të artit si dhe shumë figurave të njohura të të gjitha fushave, piktori Pano Kondo, celi në Muzeun Mezuraj ekspozitën vetiake.
Koleksioni i paraqitur, përbëhet nga mbi 30 krijime dhe përfaqëson esencën e profilit artistik të piktorit. Në të duket qartë fuqia e ngjyrave të përdorura, të cilat i japin tablove të Kondos, një gjallëri të vecantë.
“Unë jam një artist i lirë, por jam i kufizuar në përzgjedhjen e asaj që bëj, nuk rend të bëj punë njëra pas tjetrës, unë përzgjedh bindem për ta bërë, pastaj mund ta realizoj”, tha piktori Pano Kondo.
Pjesë e eventit, ishte edhe prezantimi i një albumi fotografik, i cili përmbledh mbi 200 krijime dhe punë skenike, që autori ka realizuar, gjatë karrierës së tij mbi 40 vjecare.
“Përveç anës artisitike e profesionale, ai shprehet me një apel mjaft të fuqishëm, atë të dashurisë së njeriut për njeriun”, u shpreh Kujtim Ahmataj që është edhe kuratori i kësaj ekspozite.
Pano Kondo punoi për 20 vjet në teatrin e Fierit dhe realizoi mbi 100 skenografi. Krijimtaria e tij artistike, e shprehur në gjuhën e pikturës, tregon diku emocionet njerëzore dhe diku bukurinë e natyrës shqiptare.
Top Channel