Top Channel, emisionet me sukses ndërkombëtar

13/12/2011 18:55

“Patenta e parë që ka blerë Top Channel në bashkëpunim me Digitalb ka qenë Big Brother.”

Një hap i guximshëm për një vend të vogël si Shqipëria, spektakli “Big Brother” që nisi në 2006 me shumë paragjykime, por që mori përmasa gjigande me transmetime 24 orë live tashmë është kthyer një zakon i përvitshëm dhe i shumëpritur.

“Ideja e marrjes së Big Brother ishte e ish-presidentit tonë Dritan Hoxhës. Për ne në atë kohë kjo gjë dukej e tepërt. Mendonim se nuk do ia arrinim dot, por e realizuam me sukses.

Pas suksesit të Big Brother, kompania Endemol i besoi Top Channel-it edhe në transmetime të tjera televizive, pasi standartet e përcaktuara për konfigurimin e një programi, Top Channel i plotësonte më së miri.

Treguesi kyç i suksesit të një spektakli televiziv është përthithja e audiencës maksimale. Mënyra se si punohet një program në prapaskenë është shumë e rëndësishme. Këto janë dy nga elementet që garantojnë të drejtën e transmetimit dhe besueshmërinë tek kompania e cila të jep të drejtën eskluzive për të blerë formate “reality shoë”.

Vjollca Dedei, drejtore e programacionit në Top Channel tregon: “Duke e blerë atë patent dashur pa dashur “blen” edhe standartin sepse nuk të lejohet që të prodhosh një spektakël nën nivel dhe e dyta përfiton të gjitha ato sekretet e vogla që ka prodhimi I kësaj patente. Këto sekrete që nuk duken nga jashtë bëjnë që prodhimi në ekran të jetë I suksesshëm.”

Kjo formë transmetimi, duke mos piratuar por duke hedhur disa para më tepër për të arritur suksesin është parë edhe në blerje të tjera që ka bërë Top Channel, në “ 7 për 7000”, “Ti Vlen”, “Albania Got Talent” , “100 milion”, ‘1000 e një pse” apo “The Voice of Albania”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA