Gjeneral/nënkolonel Lubisha Dikovic, që ka ushtruar grupet që luftonin në Kosovë, është emëruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe në atë kohë ka qenë komandant i Brigadave të Motorizuara.
Presidenca e Serbisë ka njoftuar se gjeneral/nënkolonel Dikovic është emëruar në krye të ushtrisë me miratimin e presidentit, Boris Tadic.
Dikovic, ka qenë dëshmitar i mbrojtjes së gjeneral/kolonelit Vladimir Lazarevic në vitin 2007 në gjykimin në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Lazarevic ka qenë i akuzuar së bashku me gjeneralët Nebojsha Pavkovic, SretenLukic dhe ndër ta edhe zëvendësministri i Punëve të brendshme, Vlastimir Gjorgjevic. Lazarevic ishte shpallur fajtor më pas dhe ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie.
Mediat serbe e përshkruajnë gjeneralin Dikovic si një njëri të detyrave të vështira dhe të ndjeshëm. Ndërsa ai vetë ka deklaruar në Hagë se brigada e tij në tërësi ka arritur në Drenicë në prill 1999, pasi sipas tij aty ka qenë baza më e madhe, siç ka thënë, e terroristëve shqiptarë. Por, ka treguar një dokument që për detyrë ka pasur të krijojë siguri dhe të mbrojë civilët.
Top Channel