Eurodeputetja Doris Pak deklaron se deri në muajin mars duhet të
zbatohen paktet të cilat janë arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, e
për të cilat deri më sot është arritur kompromis.

“Më e pakta që mund të bëhet deri në muajin mars është të zbatohen ato çështje, mbi të cilat janë pajtuar palët deri më tani. Kemi pasur marrëveshje me një lloj rezultati apo kompromisi, por ato nuk janë vënë në jetë”, tha pak.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zonja Pak deklaron se tani nuk duhet të bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve apo vënien e kufijve të ri, pasi kjo do të shkaktonte një domino-efekt.

“Marrëveshjet politike gjithmonë janë të nevojshme, por nëse veriu i Kosovës do të dukej të paktën si pjesët qendrore të Kosovës, ku serbët jetojnë dhe merren me angazhimin e tyre politik, do të ishte më mirë.
Do të ishte më mirë të merren si shembull serbët e pjesës qendrore të Kosovës, sesa të ngrihen barrikada e të sulmohen ushtarët gjermanë dhe austriakë. Është e nevojshme një marrëveshje politike që po synohet të arrihet përmes dialogut.Nuk ka asnjë mundësi tjetër; nuk duhet të bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve apo vënien e kufijve të ri, kjo do të shkaktonte një domino-efekt”, tha Pak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA