Lëvizja Vetëvendosje e kujton 12 dhjetorin si ditën kur me rastin e zgjedhjeve parlamentare, partia e Kryeministrit Thaci siguroi mandatin e dytë qeverisës nëpërmjet vjedhjes së votave.
Edhe për këtë ditë, aktivistët e Vetëvendosjes ndërmorën një aksion simbolik para objektit të qeverisë. Ata vendosen fillimisht një monitor, drita e të cilit reflektonte në muret e objektit të qeverisë. Pastaj lëshuan videon e publikuar nga Vetëvendosje një vit më parë, ku shihen militantë partiakë teksa votojnë për partinë e kryeministrit Thaci.
Kjo video shoqërohejnga kënga “Së pari Kosova” e cila njëherësh ishte motoja e PDK-së gjatë fushatë zgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje kujton se gjatë këtij procesi zgjedhor dështuan po ashtu hallkat kryesore të shtetit meqë sipas Vetëvendosjes ato mbahen ngapushteti.
“Policia shpesh herë i mbylli sytë pikërisht aty ku duhet të vepronte. Kurse drejtësia u mor vetëm simbolikisht me këtë vjedhje industriale votash”, thuhet në një njoftim të vetëvendosjes.
Prej 5000 personave të akuzuar përzgjedhjet e fundit, më pak se një përqind e tyre është dënuar me burgim. Burgimi më i lartë ka qenë një vit, ndërkohë që sipas Kodit Penal mund të jetëderi në 5 vjet.
Sipas lëvizjes Vetëvendosje, “Prokuroria e shtetit dhe prokuroritë komunale nuk i kanë trajtuar krimet zgjedhore me prioritet, kurse ato pak dënime që janë shqiptuar janë kryesisht me gjoba simbolike 250 deri në1350 euro”.
Këtë situatë Vetëvendosje e përshkruan si inkurajim i shkëlqyer për hajnat milionerë.
Top Channel