Marc Anthony, baba i shqetësuar
13/12/2011 16:10
Marc Anthony nuk po e pranon lidhjen e re të ish-bashkëshortes së tij Jennifer Lopez me Casper Smart, një djalë 24-vjeçar.
Disa burime pranë këngëtarit theksojnë se ai “është xheloz”, por vetë Anthony mbron tezën se është i shqetësuar për fëmijët e tij, Max dhe Emme.
Partneri i ri i Lopez rezulton të jetë arrestuar disa herë në të shkuarën për ngarje makine me shpejtësi dhe për këtë arsye Marc Anthony i ka ndaluar ish-bashkëshortes së tij që të marrë fëmijët në makinë nëse shoferi është Casper.
“Marc do të bëjë gjithçka për sigurinë e fëmijëve të tij sepse nuk beson se Jennifer tregohet e kujdesshme sa duhet”, thotë një burim për ‘Radaronline.com’.
Top Channel