Një vrasje që duket se ka në sfond konfliktin ushtarak të vitit 2001 në
Maqedoni është regjistruar në orët e vona të së hënës në Kumanovë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “INA”, sipas të cilës personi i vrarë është Goran Stojkovski, i njohur edhe si biznesmen i një zinxhiri restorantesh.

Sipas burimit, Stojkovski është qëlluar me plumb në kokë teksa hynte në pallatin e banesës së tij, pranë qendrës tregtare “Garnizon”.

Trupi i tij është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar forcat e policisë, të cilat me të mbërritur në vendngjarje vunë re se viktima ishte qëlluar disa herë në kokë.

Stojkovski disa muaj më parë ishte liruar nga burgu pas vuajtjes së një dënimi për vrasjen e gjashtë viteve më parë të Goran Gjeorgjevskit dhe Nenad Velkovskit.

Këta të fundit kanë qenë anëtarë të njësitit paraushtarak special maqedonas, “Luanët”, protagonist në konfliktin e armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA