Erdogan personazhi i vitit 2011

13/12/2011 21:50

Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan është zgjedhur si personazhi i vitit 2011, nga votuesit dhe lexuesit e revistës prestigjoze amerikane, “Time”.

Vetë kryeministri turk ka marrë njoftimin nga redakstia e revistës. Por agjencia turke e lajmeve, Anadolu thotë se ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi emri i cili do të zgjidhet personazhi i vitit, do të shpallet nga vetë redaksia, e cila mund të vendosë ndryshe, pavarësisht votimit të lexuesve.

Ky është viti i dytë në të cilin Erdogan ndodhet ndër personat më të votuar në revistën “Time”. Vitin e shkuar, ai ndodhej në krye, si personazhi më i votuar, por pas përhapjes së Wikileaks, ishte Julian Assange ai që e parakaloi, por në fund triumfoi Mark Zuckerberg i Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA