Bieber i tregon lojtarëve të Chelsea ç’është futbolli

13/12/2011 21:40

Për Justin Bieber, të jetë idhulli i adoleshentëve nuk është e mjaftueshme. Pas dueteve me Mariah Carey, Kanye West, Usher apo Puf Diddy, ai “zbarkoi” në “Stamford Bridge” për t’i treguar futbollistëve të klubit anglez se si duhet të luajnë.

Në një prej imazheve të takimit të 17-vjeçarit me yjet e futbollit botëror, ai shfaqet duke i se si mbahet topi Fernando Torresit, Ashley Cole dhe Frank Lampardit.

I apasionuar pas futbollit, dhurata më e bukur për Bieber ishte kur u fut në dhomat e zhveshjes së Chelsea dhe gjeti një bluzë me emrin e tij, përkrah asaj të Didier Drogbasë.

Ndërsa pronari miliarderi i skuadrës londineze, duke shkëmbyer batuta me këngëtarin, i premtoi që do ta sjellë në skuadër sapo të hapet merkatoja e janarit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA