“Shko jeto në Moskë”, Bledi Mane e sulmon, Cako kundërpërgjigjet: Mora ofertë 120 mije euro për…
Albumi pasvdekjes i Amy Winehouse, “Lioness: Hidden Treasures”, ka kapur
majat e klasifikimit në renditjen e albumeve më të shitura në
Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi, i cili përmban 12 këngë orgjinale, u plotësua nga partnerët e këngëtares së ndjerë, Salaam Remi dhe Mark Ronson. Fitimet që do të dalin nga shitja e tij do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse.
Një mjek ligjor vendosi se këngëtarja, që u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër më 23 korrik, vdiq si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit.
Vendimi për ngjarjen e rëndë u mor pasi hetuesit zbuluan se Amy kishte 416 miligramë alkool në 100 mililitra gjak. Kënga e parë nga albumi i saj, “Our Day Will Come”, hyri gjithashtu në listën e këngëve më të preferuara më 29 nëntor.
Producenti Mark Ronson, që bashkëpunoi për albumin e parë debutues të këngëtares “Back To Black”, deklaroi se “Lioness” ishte një shikim brenda këngëve që ajo adhuronte.
“Ajo ishte një enciklopedi e standarteve të xhazit të vjetër dhe soulit. Ajo mund të merrte kitarën dhe të luante këdo nga ato këngë”, tha Ronson.
Top Channel