Në ankand orenditë e Michael Jackson
12/12/2011 17:35
Orenditë personale dhe objekte të tjera shtëpiake të Michael Jackson janë ekspozuar në shtëpinë e ankandeve “Julien” në “Beverly Hills”.
Ankandi do të mbahet në datën 17 dhjetor dhe do të shfaqë orenditë personale të “Mbretit të pop-it”, qindra objekte e orendi të tjera, madje edhe antike me të cilat ishte mobiluar shtëpia ku ndërroi jetë Jackson.
Në ankand bie në sy një menu gatimi, mbi të cilën ishte e shkruajtur me shkumës nga fëmijët e Michael Jackson, “I love you dady”.
Shtëpia e ankandeve “Julien”, ka që në vitin 2009, që organizon ankande me sendet personale të shtëpisë “Neverland” të Michael Jackson.
Top Channel