Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë Përtej premtimeve të qeverisë së Kosovës, në Bruksel përsëritet qëndrimi se Komisioni ende nuk ka një datë të qartë për nisjen e dialogut të vizave për banorët e vetëm të izoluar të Ballkanit.
Duke iu referuar deklaratës së komisioneres Malmstrom, zëdhënësi Michele Cercone tregoi se Komisioni është ende në proçesin e përpilimit të vlerësimit, bazuar në raportet e fundit të ekspertëve të vendeve anëtare, të cilët vizituan në fillim të dhjetorit Prishtinën.
Sipas Cercone, Komisioni po verifikon gjithashtu të dhënat e marra nga autoritetet kosovare “mbi disa çështje teknike dhe planin për zbatimin e çfarë ne u kemi kërkuar atyre”, tha ai.
“Komisioni është ende në këtë proçes vlerësimi dhe për këtë motiv, siç është shprehur komisionerja Mallmstrom, në këtë fazë të proçesit është mjaft e vështirë që të përcaktohet një afat kohor përfundimtar, apo të thuhet një datë e posaçme. Ajo vetëm i është referuar mundësisë se nga fillimi i vitit tjëtër, ndoshta mund të bëhen hapa të mëtejshëm për nisjen e dialogut me Kosovën”, përsëriti zëdhënësi i komisioneres për Cështjet e Brendshme.
Javën e kaluar, samiti europian miratoi konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së për Ballkanin, ku 27 vendet anëtare riafirmuan se:
“Kosova do të përfitojë gjithashtu nga perspektiva e liberalizimit eventual të vizave, porsa të jenë plotësuar të gjitha kushtet“, duke i përmendur autoriteteve vendore nevojën e progresit për fushën e drejtësise, lirive dhe sigurisë.
Gjatë kohës kur kryeministri Hashim Thaçi po qëndronte në Bruksel, në Prishtinë u zhvilluan debate ndërmjet pozitës dhe opozitës parlamentare për çështjen e udhërrëfyesit të vizave.
Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se do të dëshironte ta kishte optimizmin e kryeministrit Thaçi. Kurse në radhët e Vetëvendosjes dhe AAK-së u shprehen më optimistë për marrjen e udhërrëfyesit, por kritkuan ashpër qeverinë.
Ndërsa vetë kryeministri Thaci, kur u kthye në Prishtinë pas vizitës në kryeqendrën e BE-së, deklaroi se kishte sjellë lajme të mira për Kosovën.
Top Channel