Nuk do të ketë zvogëlim të trupave paqeruajtëse në Kosovë

11/12/2011 13:20

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Drews, ka deklaruar të shtunën se nuk do të ketë zvogëlim të trupave paqeruajtëse në Kosovë teksa tashmë janë angazhuar edhe trupat rezervë, si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit në veri.

Kreu i KFOR-it këto komente i ka bërë në kampin e forcave amerikane Bondsteel, gjatë ceremonisë së ndërrimit të kreut komandues të Grupit Luftarak Shumëkombësh të Lindjes, me rast për të 15-tën herë trupat amerikane kanë bërë zëvendësimet e rregullta të forcave të tyre me shërbim të paqes në Kosovë.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandantëve në Bondsteel, merrnin pjesë autoritete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë të shteteve perëndimore me shërbime në Prishtinë, si dhe udhëheqës të komunave nga ky rajon i Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA