Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaron se edhe pse ndërkombëtarët në
dialogun teknik të Prishtinës dhe Beogradit kanë kërkuar që Serbia, në
kërkimin e zgjidhjes për përfaqësimin rajon të Kosovës, të heqë dorë nga
Rezoluta 1244, ai kurrë nuk do ta pranojë.

“Me Rezolutën 1244 vendoset paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe në bazë të saj mund të gjendet zgjidhja për të ardhmen. Në qoftë se Rezoluta 1244 ishte argument të cilin Kosova e ka zbatuar para Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë dhe nëse kjo ishte themel për shumë pranime, nuk e di se pse para Serbisë shtrohet kërkesa që të heq dorë nga Rezoluta 1244, kur fjala është për përfaqësim rajonal”, ka thënë Tadic, ben te ditur Telegraf.

“Kjo ishte një kërkesë e qartë për të marrë kandidaturën, por këmbëngulja në Rezolutën 1244 nuk është çështje e inatit politik, po e parimeve dhe e bazave reale që të gjendet zgjidhja për Kosovën”.

Duke iu përgjigjur pohimeve se kërkesa e tij drejtuar serbëve në veri të Kosovës që t’i heqin barrikadat, kishte të bënte me vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian,për ndarjen e statusit të kandidatit për Serbinë, Tadic ka thënë se “kjo nuk është e vërtet”, ndërsa i porositur serbët që të mos marrin udhëzime nga centralet e Beogradit.

Top Channel