Me shqetesim të madh ndjekin organet greke të mjedisit ngordhjen në masë
disa balenave në brigjet perëndimore të ishullit të Korfuzit.

Te pakten dhjete balena te tipit “ziphius cavirostris” jane gjendur të ngordhura, ndersa sipas vleresimeve te autoriteteve portuale te Paliokastrices, numri i tyre mund te shkoje deri ne 50. Sipas deshmive te banoreve te ishullit dhe te peshkatareve per me se nje jave deti po nxjerr ne brigje balena te ngordhura.

Madje ne disa raste ato kane qene ende te gjalla, por kane perfunduar, sapo kane dale ne breg. Balenat e ketij lloji jetojne zakonisht ne menyre te vetmuar dhe u shmangen njerezve. Ato kane nje gjatesi prej 5 deri ne shtate metra dhe jetojne prej mijera vitesh ne detet e Greqise. Fenomeni ne fjale ka dhene alarmin tek mbrojtesit e mjedisit dhe specialistet kane marre monstra te indeve per te hetuar shkakun e ngordhjes tek gjitarët e detit,por nuk kane arritur ende nenje konkluzion.

Sipas vleresimeve teorike te tyre, ngordhja masive e balenave mund te jete shkaktuar ose nga manovra detare te anijeve luftarake ose nga kerkimet prej Kretes deri ne brigjet e Korfuzit, per nafte dhe hidrokarbure. Por perfaqesuesit e Institutit te Mbrojtjes se Detit “Arkipelagos” qe shyrtojne ceshtjen me friken se ndotja e ujerave mund te sjelle pasoja katastrofike edhe per vete njerezit, shtojne gjithashtu se nuk ka pasur se fundmi asnje manover ushtarake ne rajon, qe te regjistrohet nje rrjedhje azoti nga nendeteset, ndersa edhe kerkimet detare per nafte, ende nuk kane filluar.

Sipas statistikave ne vitin 1996, mbi 20 balena kane dale ne breg te vdekura, me organet e brendshme te degjimit te shkaterruara. Ne ateperiudhe NATO kishte kryer manovra detare me ndihmen e radareve  tejet te fuqishem, hidrolokatoreve, te cilet sic kaneraportuar organizatat mjedisore, kishin shkaktuar vdekjen e gjitarevete detit, madje me dhimbje të tmerrshme. Sisteme te ngjashme perdoren gjithashtu per zbulimin e rezervave te naftesdhe te hidrokarbureve ne zonat detare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA