“Fytyra e tjetrit” ka qenë titulli i ekspozitës së hapur nga piktorja shqiptaro-gjermane Bukurie Oseku-Dalladaku, në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Në mbi 33 punime, të pikturuara me teknikën vaj në pëlhurë, spikat një cikël fytyrash dhe maskash. Në fokus është njeriu, si qënie dhe qytetar i botës, me gjithë kompleksitetin dhe larminë e ndjenjave dhe emocioneve, si pozitive ashtu dhe negative.

Zonja Oseku është profesoreshë e pikturës në Akademinë e Arteve në Lahr të Gjermanisë, si dhe anëtare e Shoqatës së Piktorëve Gjermanë.

Ekspozita e saj në Tiranë ndjek disa të tjera që autorja ka hapur ndër vite, në disa qytete të Evropës, si dhe në vendin e saj të lindjes, në Shkup të Maqedonisë.

Në krijimet e Bukuries bien në sy ngjyrat e ngrohta të tokës, të cilat ndërthuren më së miri në tablotë ku spikat stili surrealist. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 17 dhjetor, prane Muzeut Kombëtar.

FOTO GALERI
1/4
Fytyra e tjetrit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA