Shkodër, vdes nga korrenti 44-vjecari

09/12/2011 20:25

Një 44-vjecar ka humbur jetën pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, pasi ka rënë aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas njoftimeve të autoriteteve lokale, viktima është shtetasi Fran Dakaj, i cili po punonte në një pallat tek zona e Fermentimit e qytetit verior.

Mendohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë mungesa e kushteve të sigurisë në punë, edhe pse ende nuk dihet nëse 44-vjecari ishte specialist i fushës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA