Ministria e Brendshme maqedonase nuk ka ngritur deri më tani asnjë padi penale ndaj tifozëve që në ndeshjen miqësore Maqedoni-Shqipëri kanë lëshuar brohoritje antishqiptare.

Kryeshefja e policisë maqedonase, Gordana Jankullovska, tha se të gjithë ata që nxisin urretje ndërentike nëpër stadiume do të përgjigjen para ligjit, por nuk tregoi konkretisht se a do të përgjigjen edhe fansat maqedonas, që muajin e kaluar në Prilep kërkuan ‘Dhoma gazi për shqiptarët’.

“Çdo rast konkret duhet të shqyrtohet me detaje, përndryshe për të gjitha ngjarjet, pa dallim, ku kemi fakte për nxitjen e urretjes etnike dhe fetare, për të gjithë personat që shkelin ligjin, në mënyrë joselektive do të ngreme padi penale. Dua që në këtë rast të them se kjo sjellje është e papranueshme dhe askush nuk mund të fshihet pas përkatësisë entike. Do të regojmë në mënyrë të ashpër ndaj këtyre rasteve dhe të gjithë do të sankisionohen ashtu sic parashikon ligji”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme në Maqedoni.

Ndërkohë mediat në Shkup, kanë siguruar një dokument të policisë, lidhur me fyerjet ndaj shqiptarëve në miqësoren mes Maqedonisë dhe Shqipërisë që u zhvillua muajin e kaluar në Prilep.

Sipas dokumentit të MPB-së, fyerjet ndaj shqiptarëve kanë filluar gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, atëherë kur në stadium kishin mbërritur tifozët shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, të cilët sipas policisë kanë provokuar të parët.

Kjo lë të kuptohet se nëse ngrihen padi kundër tifozëve do të pësojnë edhe fansat shqiptarë që në Prilep ishin të pakët në numër, jo më shumë se 100.

Brohoritjet antishqiptare nga tifozët maqedonas përsëriten në cdo ndeshje sportive, pavarësisht nëse luajnë apo jo skuadra shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA