Lady Gaga: Fama do më vrasë
09/12/2011 00:00
A e dini se cila është ekstravaganca e radhës e Lady Gaga? Ajo beson dhe
është e fiksuar se po perjeton te njejtat gjera si princesha Diana.
Lady Gaga beson se ajo është mishërimi i Lady Dianës në shekullin e 21-të. Lady Gaga mendon se gëzon famën e princeshës, por se ka ankthet e saj.
“Ka parë në ëndërr sikur vdiq në të njëjtën mënyrë si Diana dhe ka një frikë të jashtëzakonshme se fama që ka do ta vrasë”, thotë një burim pranë artistes.
Kënga e Lady Gaga-s “Paparazzi” flet pikërisht për rrezikun që i vjen një personi nga të qënit ‘famoz’. “Diana është martire e famës së madhe.Vdiq prej saj”, ka deklaruar më parë për “Daily Mail”, Lady Gaga.
Top Channel